Anthony Fauci: Akoma është herët të shpallim fitoren ndaj COVID-19, kemi ende punë

Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka paralajmëruar se është akoma herët që SHBA-të të shpallin fitoren ndaj COVID-19, pavarësisht faktit që numri i rasteve të reja ka rënë në nivelin më të ulët nga qershori i vitit të kaluar.

“Nuk duam që para kohe ta shpallim fitoren, sepse akoma kemi punë. Por, nëse çdo herë e më shumë vaksinohen qytetarët, ata do të jenë më të sigurt”, ka thënë Fauci gjatë një interviste dhënë për të përditshmen angleze The Guardian.

Në SHBA kur 50 për qind e popullatës të vaksinohen, do të mund të bëjnë piniknik dhe të frekuentojnë plazhet pa pasur nevojë të bartin maska.

Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, që nga 1 maji – numri i rasteve ditore me COVID-19 ka për rënë për 53 për qind, por përqindja e të infektuarve është akoma e lartë.

“Derisa nuk ekziston një përqindje shumë e ulët në nivel global, ekziston gjithmonë rreziku për shpërthimin e një varianti të ri, që mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave tona”, ka thënë Fauci, drejtor pranë Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse.