Antari i VV-së mëson protestuesit si ta përballojnë gazin lotsjellës

Drejtori i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, ka këshilluar protesuesit sesi ta përballojnë gazin lotsjellës të hedhur nga policia.

Ai ka bërë thirrje për drejtësi për Klodianin, teksa ka bërë thirrje për daljë në protesta.

“Qumësht, kundër sprejit të piperit. Qepë, kundër gazit lotsjellës. Populli e ka shkarkuar Ardi Veliun. Qeveria tani duhet vetëm ta zyrtarizojë këtë vendim që t’i hapet rruga hetimeve, dhe t’i lirojë të gjithë të arrestuarit. Drejtësi për Klodianin. Shihemi te sheshi”, ka shkruar Abazi.

Në Shqipëri po protestohet për të disatën herë, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një polic, pasi kishte thyer masat e vendosura nga Qevera për mospërhapjen e sëmundjes Covid-19.

Përveç qytetarëve që kanë protestuar në shumicën e qyteteve të Shqipërisë, protestave iu janë bashkëngjitur edhe partitë opozitare, duke kërkuar llogari nga pushteti i Edi Ramës.

Protestat, kryesisht në Tiranë, kanë eskaluar në dhunë, janë arrestuar qytetarë e janë lënduar policë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka dhënë dorëheqje.