Një femër kosovare nga fshati Leshak i Leposaviqit është ankuar dje në Polici rreth orës 15:50.

Ajo është ankuar se ish i dashuri i saj i ka bërë asaj foto intime pa dijeninë e saj dhe i cili i kishte publikuar ato pastaj në rrjetet sociale.

Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhërim e të cilit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.