Ankohen për çmimin e rrymës, por peticionin e nënshkruan veç 50 qytetarë

Një qytetar ka hapur një peticion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, por këtë nuk e kanë nënshkruar as 50 qytetarë, ata deklarohen pa vullnet edhe në pyetjet e T7 për peticion dhe protesta.

Vendimin e morën. 15% më shtrenjtë do të paguajnë qytetarët e Kosovës energjinë elektrike.

Por kjo duket se po i pengon vetëm një numri të vogël qytetarësh.

Kjo pasi që një peticion që e ka nisur Fatmir Kabashi, nuk arriti as 50 nënshkrime.