gazetarët në Bruksel

Ankohen gazetarët në Bruksel: Delegacionin tonë kurrë s’e pamë, për kurrgjë s’na folën

Sot që nga orët e para të mëngjesit sytë e të gjithëve ishin nga Brukseli, pasi atje po zhvillohej takimi i tretë mes Kurtit e Vuçiqit, shkruan Periskopi.

Nga ky takim nuk pati ndonjë arritje të marrëveshjeje, përveç disa pajtimeve nga të dy palët.

Zhvillimet atje po i pëcjellnin edhe disa gazetarë nga Kosova, e që nga ta pati ankesa drejt delegacionit kosovar.

Xhemajl Rexha, gazetar i Kanal10 në Bruksel tha se nuk e kanë parë dhe as nuk u folën delegacioni i Kosovës.

“Delegacionin tonë kurrë s’e pamë, për kurrgjë s’na folën”, tha ai.