Në anketën javore të KosovaPress-it në pyetjen ‘Kush mendoni se do të bëhet kryetar i LDK-së?’, po prin me 60 përqind Vjosa Osmani.

Në mesin e të përzgjedhurve ka vendosur emrat e përfolur në opinion për kandidatë për kreun e LDK-së: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Kujtim Shala dhe Agim Veliu.I dyti me 18 përqind ka dalë Lutfi Haziri, ndërsa i treti Kujtim Shala me 18 përqind.

Në këtë votim nga dita e shtunë prej kur ka filluar anketa kanë marrë pjesë 914 votues. Anketa do të jetë e hapur deri të shtunën më 3 gusht, ditën edhe kur do të mbahen zgjedhjet në LDK.

Kujtojmë së procesi zgjedhor në LDK ka kaluar me disa incidente në nëndegët dhe degët kësaj partie gjatë muajve që lamë pas. Madje, ka pasur edhe përleshje fizike ku janë përdorur edhe karriget.

Ndërsa, ende nuk janë bërë të ditur zyrtarisht emrat e kandidatëve për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

loading…