Ankesat të cilat i keni dërguar përmes Facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa

PZAP ka njoftuar qytetarët se ankesat në lidhje me parregullsitë në zgjedhje që dërgohen në Facebook, nuk do konsiderohen si ankesa, por ato duhet të dërgohen fizikisht në selinë e PZAP në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, PZAP theksoi se formulari në lidhje me ankesat mund të shkarkohet në faqen e tyre zyrtare.

“Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar  përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës”, thuhet në njoftim.

Afati i paraqitjes për ankesa është 24 orë nga momenti i vërejtjes së parregullsisë.