Anita dhe Ramush Haradinaj shijojnë jetën e natës, argëtohen në koncertin e Elvana Gjatës

Mbrëmë Elvana Gjata performoi në një nga klubet më të reja në vend “VENOM”.

Përveç pjesëmarrjes së madhe të adhuruesve të muzikës së saj, aty u pa edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën.

Ka qenë Anita ajo e cila ka publikuar fotografi së bashku me Elvanën dhe Haradinajn.

“Me shpirtin e shpirtit”, shkruan Anita në fotografinë e publikuar.

Theksojmë se Anita e ka treguar gjithmonë se është një fanse e zjarrtë e muzikës së Elvana Gjatës, ku pothuajse në çdo mbrëmje të saj në Prishtinë apo Tiranë ajo është prezente.