Anglia mposht Spanjën dhe merr kreun

Anglia ka mposhtur Spanjën në kuadër të ndeshjes së tretë në Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve, për të marrë lidershipin në këtë grup.

“Tre Luanët” fituan si mysafirë 2 me 3 me tre golat e shënuar në pjesën e parë përmes Raheem Sterlingut, që shënoi dy herë, dhe Marcus Rashfordit.

Në pjesën e dytë, Paco Alcacer dhe Alvaro Morata ngushtuan epërsinë në 2 me 3.

Në këtë grup, Spanja prin me gjashtë pikë, dy më shumë se Anglia dhe pesë më shumë se Kroacia që është e fundit.