Anglezët super të mahnitur me mikëpritjen kosovare: S’po na lënë as të paguajmë FOTO

Qytetarët e Kosovës po kujdesën që tifozët nga Anglia të kenë udhëtimin më të mirë të jetës së tyre, në përkrahje të kombëtares.

Anglia do të luajë ndeshjen e fundit në kualifikueset për Euro 2020 në Prishtinë, si skuadër e kualifikuar tashmë, por kjo ndeshje duket se ka kaluar sferën sportive.

Tifozët dhe qytetarët e Kosovës kanë organizuar një pritje madhështore për udhëtarët nga Anglia.