Anglezët në Aeroportin “Adem Jashari” priten me lule FOTO

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka organizuar pritje për futbollistët e Kombëtares së Angli me të aterruar në Kosovë.

Futbollistët anglezë dhe trajneri Gareth Southgate janë pritur në “Adem Jashari” me lule, shkruan Ballkani.info.

Anglezët janë pritur me poster mirëseardhje gjithandej nga Aeroporti e deri në Prishtinë.

“Mirëserdhët dhe Respekt” është slogani që ka mbushur rrugët e kryeqytetit kosovar në prag të ndeshjes së nesërme kualifikuese për “Euro 2020”.

E mikpritja e ngrohtë kosovare është përshendetur edhe nga përzgjedhësi Southgate.

Trajneri i Anglisë në konferencë për media ka thënë se është i lumtur që gjendet në Kosovë dhe për pritjen e ngrohtë që ka pasur ekipi i tij.

“Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Jemi pritur në mënyrë të ngrohtë nga tifozët në aeroport dhe rrugës për në hotel. Gjithashtu trupat ushtarake britanike na kanë pritur aty”, ka thënë Southgate.

Ndeshja e fundit kualifikues Kosovë-Angli zhvillohet nesër nga ora 18 në stadiumin “Fadil Vokrri”.