Angelina Jolie kërkon që të ndihmohen familjet që luftojnë për ushqim, gjatë pandemisë COVID-19

Angelina Jolie i ka kërkuar Qeverisë Amrikane të ndihmojë familjet që luftojnë për ushqim gjatë pandemisë coronavirus.

Ylli i Hollywoodit, u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve të ShBA-së, se shtresa që ka më shumë nevojë për ndihmë janë ata të cilët nuk mund të furnizohen me ushqim.

“Disa nga fëmijët më të rrezikuar në Amerikë kanë humbur afro 740 milionë vakte ushqimi në shkollë, për shkak të mbylljes që rezulton nga përhapja e shpejtë e coronavirusit. Me prindërit që përballen me punë të humbura, shumë prej këtyre fëmijëve janë të uritur”, u tha ajo në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës, Nancy Pelosi, udhëheqësit të pakicave Kevin McCarthy, udhëheqësit të shumicës së senatit Mitch McConnell dhe udhëheqësit të pakicave të Senatit, Chuck Schumer.

“Ndërsa forcimi i Programit Ndihmës së Ushqimit Suplementar (SNAP) nuk do të lehtësojë të gjitha sfidat që familjet me të ardhura të ulëta po përballen gjatë urgjencës së shëndetit publik, kjo do të ndihmojë në sigurimin që më pak fëmijë të shkojnë në shtrat të uritur”.

Kjo thirrje vjen pasi Angelina ka shkruar një artikull në lidhje me abuzimin e fëmijëve në mes të pandemisë COVID-19.