Angelina Jolie kalon kohë të çmuar me vajzat, pas operimeve të tyre

Angelina Jolie merr me vete në kinema vajzat Shiloh dhe Zahara në Los Angeles, një ditë pasi lavdëroi familjen e saj që ishin pranë dy vajzave pas operacioneve të tyre.

Angelina Jolie është dashur të durojë të shohë dy vajzat e saj, Zahara dhe Shiloh, t’i nënshtrohen operacioneve gjatë dy muajve të fundit.

Kështu që aktorja dhe humanitarja, gndau kohë cilësore bashkë me dy vajat, duke i çuar ato në kinema në Los Angeles, të hënën.

Treshja u vërejtën kur vetura e tyre u ndal në parking dhe ato u nisën për në kinema.

Shiloh së fundi i është nënshtruar një operacioni, andaj 13-vjeçarja kishte nevojë për ndihmën e nënës teksa po dilte nga vetura me paterica.

Aktorja, fituese e çmimit “Oscar” dukej me stil në një fustan të zi, i cili ishte pjesërisht i mbuluar nga një pallto të zezë.

Shiloh mbante pantallona të shkurtra të zeza me një xhup gri, atlete të zeza “Converse”, kurse Zahara, 15-vjeçe  ishte e para që doli nga automjeti me një fustan të kuq dhe atlete të bardha.