Angela Martini “zjarr” ngacmon ndjekësit me një video provokuese në bikini

Ajo është njëra prej modeleve më të pëlqyera në trojet shqiptare që merr thuajse gjithnjë vëmendje.

Fjala është për Angela Martinin, bukuroshen nga Shkodra e cila tashmë jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E njëjta së fundmi vjen me një video provokuese, në të cilat ka vënë në pah linjat trupore.

Supermodelja shfaqet e veshur në një palë bikini rozë dhe duket të jetë shtrirë teksa në sfond dëgjohet kënga e re e Dua Lipës “Fever”.

“Unë jam vetëm duke qëndruar këtu”, ka qenë përshkrimi i videos.

Komplimentet ndërkohë kanë qenë të shumta në pjesën për komente nga miqtë dhe ndjekësit që mban në rrjete sociale.