Ljubomir Filipoviq, njohës i politikës nga Mali i Zi, i cili njihet për qëndrimet e tij anti-ruse dhe anti-serbe të interferimit në Mal të Zi është kërcënuar nga të ashtuquajturit “Ujqërit e natës”, një formacion paraushtarak i kontrolluar në politika ruse dhe serbe.

“Sapo hyra në spam inbox-in tim në mesengerin e Facebook-ut. Slobodan Gligorijeviq, anëtar i ‘Ujqërit e Natës serbë’, i cili jeton në Austria me kërcënon”, ka shkruar Filipoviq, derisa e ka publikuar edhe mesazhin e marrë në Facebook, si dhe fotografinë e Gligorijeviqit bashkë me liderin e “Ujqërve…”, rusin Alexander Sergeyevich Zaldastanov.

Lubomir Filipoviq, ishte i pari që pati bërë të ditur se forca pro-ruse pritej t’i bllokonin rrugët e Malit të Zi në fund të shkurtit të këtij viti.

“17 rrugë kryesore të këtij shteti do të bllokohen nga liderët e Frontit Demokratik, të cilët në vitin 2016 ishin dënuar për komplot për të kryer akte terroriste bashkë me operativët e GRUS-së ruse”, kishte shkruar aso kohe ai.

Udhëheqësi i “Ujqërve të natës”, Alexander Zaldastanov, është parë shpesh në publik me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe është i njohur për deklaratat e tij të ashpra nacionaliste.

Ai e ka udhëhequr grupin në disa udhëtime provokuese në të kaluarën, përfshirë udhëtimin në Berlin në Ditën e Fitores dhe ndezjen e qirinjve në Katin, ku Josez Stalini thuhet se ka urdhëruar ekzekutimin e dhjetëra mijëra oficerëve polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zaldostanov ka udhëtuar edhe në Serbi në një turne që e kanë quajtur “Ballkani rus”. Ai ka folur edhe për Kosovën, duke e kërcënuar njëkohësisht me Ukrainën pas agresionit rus.

Në video të publikuar më 23 shkurt të këtij viti, “Ujqërit e natës” ishte mbledhur në selinë e tyre në Moskë, ku një numër i madh motoçiklistësh u mblodhën për të dëgjuar “lajmin” e dhënë nga Zaldostanov i njohur edhe si “Kirurgu”.

“I dashur Vladimir Vladimiroviq (Putin), që nga rënia e BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike), lufta ka qenë në pragun tonë. Ne ju ndihmuam në përpjekjet tuaja për të larguar armiqtë nga pragu… Nuk mund të presim një orë apo një ditë. Vëllezërit tanë dhe miqtë tanë janë atje në Donbass… Ne nuk jemi parti politike, as nuk aspirojmë pushtet, por si qytetarë të Rusisë ne mbështesim vendimin tuaj për të njohur Donbassin”, dëgjohet duke folur “Kirurgu”.

Ai thoshte se “Ujqërit e natës” janë gati të mbështesin Donbassin në çdo kohë dhe kudo.

Më pas dëgjohen thirrjet “Donbassi-Rusi, Kiev-Rusi, Kosovë-Serbi!”

Më 12 mars 2013, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i dha Zaldostanov Urdhrin e Nderit për merita të jashtëzakonshme në edukimin patriotik të rinisë, pjesëmarrjen në operacionet e shpëtimit dhe kontributin në ruajtjen e kujtimit të heronjve të Luftës Patriotike. /Ballkani.info/