Anëtari i VV-së me kritika ndaj Thaçit: Është bërë milionerë pas luftës, nuk duhet të përfitojë nga “Fondi 20 milionë euro”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali, ka komentuar shumën e ndarë për ndihmë juridike ndaj të akuzuarve të mundshëm të Gjykatës Speciale, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, buxheti duhet të ndahet për ata që nuk janë bërë milionerë pas luftës.

Ai përmend Hashim Thaçin dhe disa të tillë, duke thënë se ata le ti financojnë vetë pesë apo gjashtë e sa të duan avokatë, pasi që sipas tij, është gjynah edhe ndaj të sëmurëve që disa po vdesin nga mungesa e oksigjenit, e milionerët e pas luftës…/Ballkani.info./

Postimi i plotë i Driton Talit:

Nëse Sami Lushtaku i paska 32 milion euro pasuri, atëhere sa i ka Hashim Thaçi, si “shefi i shefave” që ishte?!

Sigurisht më shumë, sepse përndryshe s’do të mund t’i angazhonte pesë avokatë, nga të cilët katër super të shtrenjtë.

Pa u fut në ate se çka po i duhen gjithë ata avokatë kur ai është i pafajshëm dhe se ai (Thaçi) na krijoi Gjykatën Speciale, si një gjykatë të Kosovës, pikërisht për ta pastruar UÇK’ën nga shpifjet e Serbisë the miqëve të saj (të paktën kështu na thonte atëhere kur bënte presion mbi deputetët e PDK’ës për ta votuar) por ajo që deshta ta them është se nga “Fondi 20 milion euro”, të ndarë nga Buxheti për ndihmë juridike të akuzuarëve të mundshëm, duhet të përfitojnë vetëm ata që nuk janë bërë milionerë pas Luftës.

Hashim Thaçi dhe sitëtillët nuk duhet të përfitojnë. Ata le t’i financojnë vet pesë e gjashtë e sa të duan avokatë.

Është gjynah edhe prej të sëmurëve. E shihni si po na vdesin për munges të oksigjenit e milionerët e pasluftës …