Greqi

Anëtari i mafias greke qëllohet dhjetëra herë me kallash

Një anëtar i mafias greke është vrarë ditë më parë në qendër të Athinë, ka raportuar mediumi nga Shqipëria “NOA”.

Sipas njoftimit, viktima po lëvizte me veturën e tipit “BMW” kur dy persona i dolën me kallashnikovë dhe qëlluan disa herë në drejtim të tij.

Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur 97 gëzhoja. Në vrasjen e tij dyshohet se u përdoren tri armë të ndryshme, dy kallashnikovë dhe një revole.

Mediumi ka publikuar pamjet që dyshohet se i takon momentit të vrasjes.