Anëtari i LVV-së në Podujevë dhe ish-drejtori i Inspeksionit, Bedri Maqastena, përmes një statusi në facebook, ka kritikuar Shpejtim Bulliqin, për sistemimin e shokut të “idealit”.

Postimi i plotë i Maqastenës:

Ishte koha kur besimi ishte i madh e përkushtimi edhe më i madh!
Protestonim duke brohoritur “hajnat n’burg”.
Tani “i pari” i LVV në Llap, parullen “hajnat n’burg” e ka zëvendesu me “bashk, me hajna”.
Edhe pse kishte përpjekje me dhjetëra herë, nuk ja doli. Tani, për herën e 101-të me një logo tjetër ja arriti qellimit, duke e sistemuar shokun e “idealit”, por kësaj radhe jo në KK Podujevë, por në listën për deputet në VETËVENDOSJE!