Anëtari i AAK-së kërkon shtyrjën e zgjedhjeve në Podujevë

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në facebook ka thënë se nuk ka logjikë e as legjitimitet për mbajtjen e zgjedhjet të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

Kjo, sipas tij, për shkak se sot janë shënuar dy rastet e para të infektuar me koronavirus.

“Procesi zgjedhor, në këso rrethana nuk mund të jetë kuptimplotë as për legjitimim të kandidatëve.
Koronavirusi ka shkaktuar panik tek të gjithë qytetarët e Kosovës, ku janë shënuar dy raste me rezultat positive”, ka shkruar ai.

Sipas tij, është përgjegjësi e të gjithë akterëve institucionalë dhe publikë për t’u mobilizuar për thirrjen e qytetarëve për të zbatuar masat parandaluese të përhapjes së rrezikut nga ky virus.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës janë caktuar të mbahen këtë të diel, më 15 mars.

Mbetet të shihet se si do të vendos nesër KQZ-ja nëse do të mbahen apo jo zgjedhjet të dielën. /Ballkani.info/