Edita Tahiri

Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Qeveria duhet të jetë e mençur të mos e izolojë Kosovën nga Evropa

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e mençur dhe të mos e lërë Kosovën të izoluar nga Evropa.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se para vendimeve të vështira janë gjendur edhe qeveritë e kaluara.

Ato qeveri, sipas saj, nuk e kanë lënë Kosovën të izoluar, ndonëse një gjë e tillë iu ka kushtuar me humbje të pushtetit.

“Kosova perballe vendimit te Keshillit te Ministrave te BE-se per anetaresim ne Keshillin e Evropes- Uroj qe Qeveria jone te jet e mencur dhe mos ta lere Kosoven te izoluar nga Evropa…vendime te veshtira kemi pasur edhe ne qeverite e kaluara por nuk e kemi lene Kosoven te izoluar edhepse kpompromiset na kane kushtuar me humbjen e pushtetit, por ne kemi vene shtetin para dhe jo pushtetin…”, ka shkruar Tahiri.