Ancelotti përzgjedh përforcimin e parë për janarin

Evertoni po mendon për transferimin e Steven Nzonzi.

Sipas Daily Express, trajneri i ri i Evertonit, Carlo Ancelotti, është i interesuar të sjellë në ‘Goodison Park’ mesfushorin francez, Steven Nzonzi.

Mesfushori është në pronësi të Romës, teksa luan si i huazuar në Superligën e Turqisë, te Galatasaray.

Lojtari ka vendosur të largohet nga Galatasaray, për të kërkuar një skuadër tjetër, ku gjithashtu do të huazohej deri në fund të sezonit.

Nzonzi te Roma ishte transferuar në vitin 2018 nga skuadra e Sevillas.