Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti foli pas fitores së skuadrës së tij ndaj Las Palmas në La Liga.

Kylian Mbappe shënoi dy gola dhe sistemi VAR ia mohoi një hat-trik.

Ancelotti tha se sulmuesi francez është më i miri në botë.

“Kylian Mbappe? Ai është qendër sulmuesi më i mirë në botë”, u shpreh trajneri italian.

Tekniku italian gjithashtu tha se ka dëgjuar disa fjalë që skuadra e tij është e dobët këtë edicion.

“Kështu kam dëgjuar, por ne jemi të parët në La Liga”, vazhdoi tutje trajneri i Real Madridit.

Skuadra madrilene pas fitores sonte mori kreun e tabelës në La Liga me 46 pikë, dy më shumë se Atletico Madrid (44)