Pasuesi i Sarrit

Ancelotti nuk priste ofertë nga Napoli

Carlo Ancelotti ka zbuluar se nuk priste të mbërrinte ndonjë ofertë në adresë të tij nga Napoli, por sidoqoftë nuk kishte asnjë hezitim për të pranuar drejtimin e napolitanëve.

Ancelotti u shkarkua në shtator të vitit 2017 nga Bayerni, ndërsa zëvendësoi gjatë kësaj vere Maurizio Sarrin, i cili më pas u emëruar trajner i Chelseat.

“Unë nuk prisja të telefonohem nga De Laurentiis. Prisja gjithcka por jo të vija këtu. Mendoja se aventura e Sarrit te Napoli do të vazhdonte. Por isha i bindur se ishte zgjedhja e duhur për mua, nga projekti e deri te lojtarët”, u shpreh Ancelotti.

Sarri kaloi një periudhë pozitive te Napoli, teksa në sezonin e fundit e humbi garën për titull me Juventusin në dy javët e fundit. Ancelotti e pranon se ka shumë punë për të bërë që të arrijë sukseset e Sarrit por nuk është i shqetësuar me krahasimet që i bëhen me paraardhësin e tij.

“Krahasimet me Sarrin nuk më kanë bezdisur kurrë. Unë e njoh atë mirë dhe ai duhet këtu në Napoli për gjërat që i ka bërë. Ka arritur rezultatet krahas lojës së mirë dhe dominuese. Gjëja më e rëndësishme e trashëguar nga ai është ndërgjegjësimi i madh që kanë lojtarët, tepër më shumë se disa nga kolegët e tyre diku tjetër”, përfundoi Ancelotti.