Ancelotti mposht Mourinhon, debuton Rodriguez VIDEO

Evertoni e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke rrëmbyer pikët e plota në stadiumin e Tottenhamit.

Carlo Ancelotti ka dal triumfues ndaj Jose Mourinhos.

Evertoni e ka nisur me fitore sezonin e ri duke e mposhtur 1-0 Tottenhamin.

Ekipi i Ancelottit ishte më kërkues dhe e gjeti golin në pjesën e dytë në minutën e 55’.

Dominic Calvert-Lewin shënoi gol të bukur me kokë pas një harkimi nga Digne.

Në këtë ndeshje, për Evertonin, debutoi blerja e madhe, James Rodriguez, që erdhi nga Real Madridi për 25 milionë euro.

Përveç James, debutoi për Evertonin edhe Allan, i trasnferuari nga Napoli.