Jude Bellingham

Ancelotti flet për lëndimin e Bellinghamit

Jude Bellingham e lëshoi fushën i lënduar në ndeshjen e Real Madridit ndaj Bragas, por sipas trajneri Carlo Ancelotti nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Real Madridi fitoi 2-1 ndaj Bragës të martën mbrëma, duke vazhduar rekordin prej 100 për qind të fitoreve në fazat e grupeve.

Megjithatë, tifozët e Real Madridit u shqetësuan pak kur në fund të ndeshjes Bellingham u zëvendësua dhe u pa duke çaluar gjatë largimit dhe pas ndeshjes.

Me El Clasicon ndaj Barcelonës vetëm katër ditë larg, Real Madridi do të kishte një mungesë të madhe nëse nuk do luante anglezi, por për fat të mirë nuk ka asgjë serioze.

Është vet trajneri Ancelotti, i cili ka konfirmuar se për fat të mirë, u duk se çështja ishte shumë e vogël dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Fusha ishte e butë dhe nuk ka asgjë serioze në të. Jude Bellingham nuk është në rrezik për El Clasico. Ai kishte vetëm disa shqetësime të vogla, asnjë lëndim serioz”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.

Ndryshe, El Clasico e parë e sezonit zhvillohet të shtunën pasdite në Estadio Olimpico, me fillim nga ora 16:15.