Kryeministri

Analiza e qeverisjes, Rama: Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Shëngjin kabinetin qeveritar, në një takim të zgjeruar dyditor ku në fokus janë objektivat për vitin 2024.

“Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale krahas fotove të publikuara.

Kabineti qeveritar, grupi parlamentar dhe sekretariati i kësaj force po diskutojnë prej mëngjesit të sotëm për organizimin si në qeverisje, ashtu dhe në parlament e në parti.

Mësohet se në fokus të diskutimeve në këtë mbledhje do të jetë analiza dhe vlerësimi i punës së çdo ministrie për vitin që lamë pas.

Përveç ministrave, në këtë takim janë të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, si edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.