Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një analizë rreth rrugës që po ndjek Kosova në raport me dialogun dhe raportet me aleatët dhe gjithashtu kanë dhënë disa rekomandime. Autorët e kësaj analize të publikuar në “EUISS” janë Ilir Deda dhe Bojana Zoric.
Siç shkruhet në pjesën e fundit të këtij publikimi, derisa zgjedhjet globale po afrohen dhe lufta në Ukrainë po vazhdon, stabilizimi i situatës së sigurisë në Kosovës dhe në Ballkanin Perëndimor është jetike. Në këtë shkrim thuhet se duke parë sfidat me të cilat po përballet rajoni, përgjatë kësaj periudhe është shumë e rëndësishme që të mbahet një sy vigjilent në pikat e mundshme të eskalimit, veçanërisht në veri të Kosovës, raporton Gazeta Express.
Publikimi sugjeron nevojën që perëndimi të ketë një angazhim të qëndrueshëm diplomatik me Prishtinën dhe Beogradin gjatë pjesës së dytë të vitit 2024, duke qenë se rreziku i përshkallëzimit të sigurisë është i lartë.
Në shkrim rekomandojnë që Qeveria e Kosovës të miratojë në mënyrë urgjente një agjendë pozitive për serbët që jetojnë në Kosovë, përfshirë hapat për themelimin e Asociacionit dhe për të rivendosur besimin duke adresuar shqetësimet e tyre legjitimit.






