Analistja Donika Emini, ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin në detyrë, Armend Zemaj për mbajtjen e tubimeve pasi që janë shkarkuar nga pozita, përderisa kur ishin “fuqiplotë” në këtë pozicion bënin thirrje që tubimet të ndalohen.
Fillimisht ishte Arben Vitia i cili u lartësua për punën e mirë në menaxhimin e pandemisë, derisa pasi që doli nga qeveria mori pjesë në tubimin e Vetëvendosjes në shesh, me çrast në atë tubim ishin qindra mijëra njerëz, e shumica as maskë e as distancë nuk kishin, transmeton Ballkani.info.
Por njejtë veproi së fundi edhe ministri aktual, Armend Zemaj i cili po ashtu ishte shumë i ashpër me thirrjet ndaj popullatës për respektim të masave, e në disa raste edhe fajësojë popullin për papërgjegjësi, me çrast virusi u përpap nga papërgjegjesia qytetare. E këtë fajësi, analistja e ka drejtuar tek të dy për thirrjet kontraverse me veprimet, duke përdorur fjalën e famshme të artistit Labinot Tahiri gjatë një proteste në verë: “Ska virus”.
Ky është postimi i plotë i Eminit:








