Analistja amerikane Ivana Stradner kërcënohet nga zyrtarë të Qeverisë serbe: Asgjë e re nga lojërat e KGB-së dhe UDBA-së

Analistja amerikane Ivana Stradner njofton se ka marr kërcënime nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.

Stradner me anë të një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, tregon se kërcënimi ka ardhur me arsyetimin se po prishet imazhi i Serbisë.

Ajo thekson se nuk është asgjë e re përveç se nga lojërat e inteligjencës së KGB-së ruse dhe UDBA-së serbe.

“Sapo pranova një kërcënim nga zyrtari i lartë i Qeverisë serbe dhe se pas konsultimeve, këtë javë mund të nisin një aktakuzë penale kundër meje për cenim të reputacionit të Serbisë. Asgjë e re nga lojërat e inteligjencës së KGB/UDBA”, njofton ajo.