Aleksandar Radiq

Analisti ushtarak serb: Shteti serb nuk ka mundur të mos e dijë për incidentin në Banjskë, armët e tilla s’mund të blihen në treg

Analisti ushtarak Aleksandar Radiq vlerësoi se shteti serb nuk mund të mos ishte në dijeni për incidentin që ndodhi në Banjskë më 24 shtator, ky grupi terrorist serb sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin, Afrim Bunjaku.

“Njerëzit që drejtojnë këtë vend, njerëzit që rrëmbyen aparatin shtetëror, duhet ta dinë se çfarë po bëjnë. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër që mund të pranojmë. Është e pamundur që dikush të organizojë stërvitje, të pajisë një njësi paraushtarake dhe të mos e shohë sistemi ynë i sigurisë. Nëse ata mbyllën një sy është një pyetje tjetër”, tha për N1 analisti ushtarak Aleksandar Radiq, transmeton Ballkani.info.

Radiq kujton se Serbia me ligj dhe Kushtetutë parasheh mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve të saj, të cilët duhet të mbrohen nga të gjitha llojet e rreziqeve, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe, Ministria e Brendshme dhe Siguria dhe Agjencia e Informacionit.

“Ne kemi pasur një situatë me beretat e kuqe në vendin tonë dhe me njerëz që janë paguar nga shteti, kështu që në fund e dimë se çfarë ndodhi me vrasjen e kryeministrit Zoran Gjiingjiqit. Në Rusi, ata kishin përvojë të kohëve të fundit me Prigozhinin dhe organizatën paraushtarake, gjë që shkaktoi një konflikt të brendshëm. Nuk duhet shkelur asnjëherë monopoli mbi Forcën e Armatosur”, shpjegon analisti.

Ai tregon se Serbia ka një problem serioz sigurie, që është ekzistenca e organizatave paraushtarake.

“Është e pamundur të pranohet historia se Radoiçiqit ka dalë në treg dhe ka blerë një granatëhedhës automatik. Aty ishin të gjitha mjetet e mbështetjes nga zjarri të një kompanie këmbësorie. Një njësi organizative me armë që janë veçanërisht ushtarake dhe që nuk mund të gjenden në tregun e zi”, beson Radiq. /Ballkani.info/