Analisti serb pretendon se marrëveshja për targat në Bruksel është arritur dhe ato do të jenë ‘O8’

Analisti dhe politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq, pretendon se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave.

Këtë pretendim ai e ka bërë me anë të një videoje në të cilën thotë se “është arritur marrëveshja për targa”.

Në një status të mëhershëm ai ka përmendur mundësinë që targat për komunat veriore të jenë me prefiksin 08.

Kjo do t’i numëronte katër komunat me shumicë veriore si “rajon” ose “krahinë” përkundër që nuk janë të tilla.

Minuta më vonë do të ketë një konferencë për shtyp nga ana e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Kurti dhe Vuçiq janë në takim prej orës 10 të mëngjesit në Bruksel.