“Fatkeqësisht, regjimi në pushtet përdor dy versione të të njëjtës qasje të papërgjegjshme sa i përket çështjes së jetës së qytetarëve në Kosovë. Një herë thonë se po fitojmë me 5:0, çfarëdo që thotë kjo, dhe e portretizojnë Vuçiqin si golashënuesin kryesor, herën tjetër nxisin retorikë nacionaliste në të cilën pala tjetër quhet detyrimisht si përgjegjës për shpërthimet nacionaliste. Fatkeqësisht, papërgjegjshmërinë e tyre e paguajnë në radhë të parë serbët e Kosovës, por edhe të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës dhe Serbisë, thotë Robert Kozma nga “Ne davimo Beograd” me rastin e fjalimit drejtuar publikut nga Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Kozma thotë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është shumë i nevojshëm, por në të njëjtën kohë është e nevojshme që të gjithë qytetarët serbë në të informohen në kohë dhe me përgjegjësi për gjendjen aktuale të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që do të nënkuptonte se ka një dialog në media për mundësitë dhe zgjidhjet e mundshme për çështjet jetësore të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, si liria e lëvizjes në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, bashkëpunimi në mes të policisë dhe gjyqësorit, mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë, vendosjen e një politike të përgjegjshme energjetike.

Një mënyrë për ta zgjidhur atë është përfshirja e aktorëve të opozitës dhe shoqërisë civile në dialog, për t’i hequr regjimit në pushtet monopolin e interpretimit të situatës në Kosovë dhe në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, thotë Kozma.