Tensionet

Analisti serb: Kosova po e formon Ushtrinë për t’i treguar Serbisë së me armë do t’i mbrojë kufijtë

Ushtria e Kosovës do të formohet më 14 dhjetor dhe para se gjithash ky do të jetë mesazh për Beogradin se Prishtina është e gatshme që t’i mbrojë me armë kufijtë e Kosovës.

Kështu ka thënë bashkëbiseduesi i tanjugut, analisti serb i sigurisë.

Megjithatë, sipas tyre, nuk duhet pritur se Ushtria e Kosovës menjëherë pas formimit do të ndërmerr ndonjë hap serioz.

“Ambiciet e tyre ndaj veriut të Kosovës janë qartë të definuara me rolin e KFOR-it, sepse çkado që të vendosin shqiptarët në parlamentin e tyre, KFOR-i është ai, i cili sipas ligjit për FSK-në që është në fuqi, thotë: Nuk mund të dilni nga kazermat”, ka thënë analisti serb, Aleksandar Radiq, transmeton Ballkani.info.

Kështu, thotë ai, nuk ekziston kërcënimi i drejpërdrejt nga formimi i Ushtrisë së Kosovës si e tillë, por mesazhi që Prishtina e dërgon është se “ata kanë për qëllim që përmes çdo gjëje që kanë në shfrytëzim, nëse është e nevojshme edhe ushtria, ta mbrojnë integritetin e Kosovës ashtu siç e shohin ata”.

Sipas tij, mandati i KFOR-it është skenari i vetëm real.

Radiq shton se është e qartë që ekziston një linjë në diplomacinë amerikane që e ka dhënë dritën e gjelbër që të kalojnë ligjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Nëse ambaasadori amerikan në Prishtinë thotë se për Amerikën është e pranueshme formimi i Ushtrisë së Kosovës, atëherë është e qartë se nuk bëhet fjalë për mashtrim, por ka ekzistuar një komunikim i fshehtë që iu ka dhënë guxim shqiptarëve që ta fillojnë procesin e miratimit të ligjeve që mundësojnë formimin e forcave të armatosura”, thekson Radiq. /Ballkani.info/