Analisti serb ia thotë në sy Armend Mujës: Serbët e Kosovës s’i besojnë Qeverisë Kurti

Branislav Kërstiq, analist serb, ka qenë i ftuar sot në Kanal 10, ku ishte edhe deputeti i VV-së, Armend Muja.

Në këtë bashkëbisedim, z. Kërstiq pati një ndërhyeje interesante. Ai tha se komuniteti serb nuk besojnë në premtimet e qeverisë së udhëheqhur nga kryeministri Albin Kurti.

“Serbët nuk presin më, sepse nuk besojnë në premtimet e kësaj qeverie. Zotri Kurti i ka premtu komunitetit serb dialogun e brendshëm dhe për dy vite, tash zotri Muja i ka përmendur disa emra të politikanëve dhe lëvizjeve opozitare ose aktivistët opozitarë, sa herë kryeministri ynë, nënkryetarët e tij janë taku me këtë Aleksandar Arsenijeviq?” – deklari z. Kërstiq.