Analisti Raci viziton Erden Atiqin, “fascinohet” nga zhvillimet pozitive në Mitrovicë të Veriut

Analisti Gazmir Raci, i cili njihet si përkrahës i partisë në pushtet, ka vizituar kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, që vije nga VV-ja.

Ai është shprehur i gëzuar me këtë vizitë, duke thënë se ka pasur zhvillime pozitive në këtë komunë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova është në rrugën e progresit e zhvillimit.

“Gëzohem që shoh zhvillime pozitive në Mitrovicën veriore dhe Erdenin si shembull inkurajues për rininë në Kosovë. Kosova është në rrugën e progresit e zhvillimit”, ka shkruar Raci.