Analisti politik ‘thumbon’ Sveçlën: Nuk është marre me u tut, marre me rrejt kinse ke luftuar

Analisti politik, Fitim Salihu, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën, lidhur me raportimet se ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Salihu në ‘Facebook’, ka ‘thumbuar’ Sveçlën, duke i thënë se nuk është marre me u tut.

Sipas tij, marre është me gënjy kinse ke luftuar.

“Nuk eshte marre me u tut me luftu. Qofte edhe per liri. Tuta eshte njerezore. Marre eshte me u tut me luftu, kurse pas 20 viteve me rrejt se kinse ke luftu. Veteranet e rrejshem po i qesin hije te zeze luftetareve te vertete trima te UÇK-se. Marrja eshte akoma me e madhe kur veterani i rrejshem qellon te kete pozite te larte shteterore. Nejse, marrja u bo lluks te na”, ka shkruar ai.

Vetëm dhjetë ditë ka qëndruar i veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministri i tanishëm i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas këtyre ditëve ai kishte lënë detyrën e tij si ushtar në UÇK dhe kishte ikur maleve së bashku më refugjatët.

Kështu ka rrëfyer, komandanti i Sveçlës, Skender Tahiri që ishte komandant togu.