Analisti politik skeptik se Kurti do jetë kryeministër i ligjshëm: Për ta vërtetuar, rasti duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Analisti i çështjeve politike Ramush Tahiri, ka komentuar rezulatet e deritanishme të zgjedhjeve nga të cilat Lëvizja Vetëvendosje prinë e para me 47.90% të votave, pastaj PDK’ja me 17,36% të votave, LDK me 13.07%, bdërsa AAK 7.38%.

Tahiri për GazetaBlic, thotë se edhe pse LVV-ja doli fituese, Albin Kurti penalizohet të jetë kryeminister, e krejt kjo, sipas tij, për faktin se kufizimi ligjor që askush të mos zgjidhet nëpër funksione që është dënuar tre vitet e fundit e përfshin dhe penalizon Albin Kurtin.

“Unë mendoj që kufizimi ligjor që vlen për deputetin, vlen edhe për kryeministrin ani që këta juristat po e ndjekin anën formale që nuk ka ligj për kryeministrin, por ligji për zgjedhjet është vetëm për deputet. Por parimi i ligjit që askush mos me u zgjedh nëpër funksione që është dënuar tre vitet e fundit e përfshin dhe penalizon Albin Kurtin. Vetëvendosje do të tentoj me e zgjedh dhe do ta zgjedh, votat do t’i ketë, tash a është e ligjshme mendimi im është që nuk është e ligjshme dhe për me dëshmu nëse është e ligjshme ose jo, duhet me dërgu dikush rastin në Gjykatën Kushtetuese edhe njëherë”, thotë Tahiri.

Tahiri, ka folur edhe rreth çështjes së presidentit, për çka thekson se kjo varet nga numri i deputetëve që do t’i ketë LVV-ja, derisa e lë të hapur mundësinë që duhet një parti tjeter politike të qëndroj në kuvend kur zgjedhet Vjosa presidente.

“Janë disa mundësi, tash varet sa deputet do t’i ketë VV-ja, a do t’i ketë 56 apo 58 apo do t’i ketë 54 dhe me minoritetët ai kapërcen këtë të drejtë, duket që jo, dhe duket që duhet një parti tjetër politike Aleanca apo LDK-ja të qëndroj në kuvend kur zgjedhet Vjosa presidente.”, thotë Tahiri.