Analisti politik “godet” Kurtin: Ndërhyrja në politikat e brendshme të një shteti tjetër, cenim serioz

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai ka shkruar se përzierja e Kurtit në punët e brendshme të një shteti tjetër, është cenim serioz i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ndërhyrja në politika të brendshme të një vendi, është njëri nga cenimet më serioze në mardhëniet ndërkombëtare, e ndër më të rëndat është ndërhyrja dhe ndikimi se kush duhet të udhëheq me një vend të caktuar.
Shteti shqiptar ka çdo të drejt të nisë një notë proteste për përzierje në punë të brendshme nga kryeministri i një vendi tjetër.
Kam qenë kundër marrjes anë në zgjedhjet në SHBA nga atëherë lideri I LVV dhe jam shumë kundër që kryministri Kurti përzihet drejtpërdrejt në zgjedhjet në Shqipëri.

Pa marrë parasysh afërsinë qe kemi si përkatësi etnike, Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavarura.
Shpesh nga interesa të momentit po krijojmë precedanë të rrëzikshëm që po na ndjekin me vite.
Cili do të ishte reagimi, kur nesër të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë dhe partitë politike atje, të organizojnë tubime në përkrahje të kandidatëve të tyre të preferuar. Mijëra qytetarë të Bajram Currit e Kuksit do të mund të vinin në Gjakovë e Prizren dhe të bëhen pjesë e atyre fushatave.
Patriotë të Facebook do të mund të thonin se kështu bëhet bashkimi i kombit por duke njohur historinë e mentalitetin tonë, dhe duke e vendosur atë edhe në kontekst ndërkombëtar, besoj fuqishëm se me këtë qasje vetëm se e ndërtojmë një klimë për largim dhe armiqësim dhe assesi për bashkim.