Analisti kosovar thirrje gazetarëve: Bojkotoni takimet e VV-së dhe LDK-së

Pas tre orësh negociata ka përfunduar takimi në Kuvend mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Sërish palët nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, përveç asaj që takimet mes VV-së dhe LDK-së të vazhdojnë.

Lidhur me këtë situatë analisti politik, Imer Mushkolaj ka kërkuar nga gazetarët të cilët pritën për më shumë se tri orë vetëm për t’u njoftuar se takimet do të vazhdojnë, që të bojkotojnë takimet që ai i ka quajtur “shterpë” të VV-së e LDK-së.

“Gazetarët duhet t’i bojkotojnë takimet shterpë VV-LDK. Është fyerje për ta dhe për qytetarët që pas disa orë pritje, zyrtarët e partive t’iu thonë se janë pajtuar për t’i vazhduar takimet”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndryshe, përfaqësuesit e dy partive, VV dhe LDK kanë dalë me deklarata jo mjaft premtuese rreth bisedimeve për koalicionin e re qeverisës. Ata kanë thënë se tashmë nuk kanë shumë për të bërë mirëpo se bisedimet do të vazhdojnë.