Analisti kosovar: Osmani ta themelojë një parti me emrin ‘Lidhja e Ibrahim Rugovës kundër Hashim Thaçit’

Analisti kosovar Petrit Zogaj, ka komentuar deklaratat e kryeparlamentares Vjosa Osmanit ku përmend në çdo intervistë dhe deklaratë Presidentin Hashim Thaçi.

Zogaj duke ironizuar me qëndrimet e Vjosa Osmanit karshi Hashim Thaçit, thotë se ajo duhet ta hap një parti me emrin “Lidhja e Ibrahim Rugovës kundër Hashim Thaçit”.

Ai thotë se kjo parti duhet të hapet në mënyrë që të përmblidhet programi politik i Vjosa Osmanit.

‘’Perndryshe, Vjosa Osmani duhet me e themelu nje parti politike me emrin “Lidhja e Ibrahim Rugoves kunder Hashim Thacit.” Keshtu, ne menyren me fantastike permblidhet programin politik i Vjoses. Nuk i duhet me e shkru nje shkronje te atij programi, vec emri flet mjaftueshem’’, ka shkruar Zogaj në Facebook.