Analisti i zjarrtë pro-Kurtit: U dëshmua paaftësia për ta ndryshuar gjendjen në veri

Analisti, Ylli Hoxha, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është kthyer në pikën zero.Por sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe vetëm se është dëshmuar se nuk ka kapacitete për ta ndërruar gjendjen në veri pa leje të ndërkombëtarëve.

“Jemi kthy në situatën zero. Brenda kësja periudhe është dëshmu paaftësia e lidershipit që të ndryshojë gjendjen në veri me iniciativë vetanake pa koordinim ndërkombëtar”.“S’ka ndodhë gjë e madhe…Bindja që ekziston që ta ndryshojmë gjendjen si rezultat i vullnetit tonë, ka tregu që nuk funksionon”, ka deklaruar Hoxha në RVD.