Xhenis Sulimani, gazetari dhe analisti i njohur nga Maqedonia e Veriut, e ka komentuar vizitën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Karaçevë, në pikën kufitare me Serbinë, aty ku dje hyjnë dhjetëra xhandër serbë.

“S’do mend qe Rambo (Ramush Haradinaj) do të ishte i pari per me mbrojte fizikisht cdo pllame toke Kosove. Më beri pershtypje pllakata mbrapa. “Zonat neutrale” kinse nen zoterimin dhe mbrojtjen e “nderkombetareve” gjithmone kane sjell telashe. Nuk dua te kujtoj se edhe shume gjakederdhje jane bere para syve te tyre. Mendoj se ka ardh koha, ose e zgjidhin çështjen dhe nuk krijojnë hapësira “neutrale” ose do jenë bashkëfajtorë për çdo problem e parregullsi ne te ardhmen. Edhe mos thuani se po bejne patriotizëm ne facebook, se qe ku e ke gjeneralin në vijën e parë!”, ka shkruar Sulimani.

Haradinaj ka shkuar në Karaçevë bashkë me nënkryetarin e Kamenicës, Faton Jakupi dhe siç ka shkruar ai në Facebook, institucionet e sigurisë kosovare nuk duhet te lejojnë provokime të tilla të xhandarmërisë serbe.

“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.

Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.

Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/