Analisti i njohur kosovar dhe Armend Zemaj janë shokë të fëmijërisë

Mësueses Hazbije Muhaxhiri nga Deçani i është bërë një vizitë e veçantë, tre ish-nxënës të saj e takuan për ta uruar për ditën e Mësuesit dhe atë të Gruas.

Bëhet fjalë për ish-nxënës të saj që sot janë emra të njohur për publikun, analisti Imer Mushkolaj dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, janë dy nga tre personat që e vizituan sot atë.

E një fakt i padëgjuar për publikun, mund të jetë edhe fakti që Imer Mushkolaj dhe Armend Zemaj janë shokë të fëmijërisë.

“Me shokët e fëmijënisë Armendin e Yllin, në Gjakovë e vizituam mësuesen tonë të parë, Hazbije Muhaxhiri. Takim emocionues pas shumë e shumë vitesh. Gëzuar 7 e 8 Marsi!”, shkruan Mushkolaj.