Krenar Shala

Analisti i LVV-së ofendon diasporën: Dorën n’zemër mirë po ja bojnë që po i malltreton Serbia

Analisti i LVV-së, Krenar Shala ka ofenduar diasporën pasi që për të ardhur në Kosovë kanë zgjedhur të kalojnë nga Serbia.

Shala këto komenti i bëri pasi autoritetet e Serbisë kanë ndaluar për më shumë se 18 orë autobusët kosovarë në kufirin Serbi-Kroaci.

“Dorën n’zemër mirë po ja bojnë që po i malltreton Serbia kur po kalojnë anej e nuk po i bijnë kah Mali i Zi e Kroacia.

“Po rruga e keqe anej”, po thojnë. Po rruga e keqe osht edhe knej. 100km i ki rrugë të keqe derisa të mrrin në autostradë afër Nishit. Në Mal të Zi i ki 120km rrugë të “keqe” (pa autostradë) plus edhe nja 80km në Kroaci derisa të mrrin në autostradë afër Dubrovnikut”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Dorën n’zemër mirë po ja bojnë që po i malltreton Serbia kur po kalojnë anej e nuk po i bijnë kah Mali i Zi e Kroacia.

“Po rruga e keqe anej”, po thojnë. Po rruga e keqe osht edhe knej. 100km i ki rrugë të keqe derisa të mrrin në autostradë afër Nishit. Në Mal të Zi i ki 120km rrugë të “keqe” (pa autostradë) plus edhe nja 80km në Kroaci derisa të mrrin në autostradë afër Dubrovnikut.

Mos kaloni mo ka Serbia, se nuk keni kurrfar arsye. 🛑✋

VIDEO BONUS: