Analisti i afërt me VV’në i zhgënjyer me partinë: Çmimet e dyfishuara, s’ka trust, s’ka rritje pagash…

Analisti Xhevdet Pozhari, i njohur si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, kohëve të fundit po shfaq zhgënjim me qeverisjen e deritanishme të kryetarit të partisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai, sot është ankuar për çmimet e rritura, refuzimin e qeverisë për ta ndarë një përqindje të trustit për qytetarët si dhe për të rritur pagat e tyre.

“Kolegët e Front Online e kanë bërë një krahasim të çmimeve me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të gjitha janë produkte bazike. Vaji është shtrenjtuar për 78%. Qumështi + 52%. Nafta + 52%. Vezët + 51%. Mielli + 44%. Buka +44%… etj. E keqja është se zgjidhja nuk po shihet askund në horizont. Trusti po thonë jo. Rritje të pagave jo”, ka shkruar Pozhari në Facebook.

Ai ka thënë se një pjesë e atyre që e kanë votuar këtë qeveri, sot nuk do ta votonin më.

“Për besë, qetash me i pyet njerëzit nuk del i vogël numri i atyre që janë bo pishman që ju kanë votu. Sigurisht nuk do ta votonin askënd tjetër, por edhe juve jo. Por, ju po dini, ju grahjani!”, ka shkruar Pozhari.