Analisti i afërt me VV-në reagon ashpër: Albin ndali militantët që po e shajnë Grenellin, po na çoni gërrdinë

Analisti kosovar që jeton në Amerikë dhe i cili njihet si i afërt me VV-në dhe ka mbështetur Albin Kurtin, Bleron Baraliu ka reaguar ashpër ndaj aktivistëve dhe militantëve të partisë së Kurtit që po e fyejnë dhe po i reagojnë Richard Grenellit në Twitter.

“I baj thirrje publike Albin Kurtit me i ndal militantat imbecile te VVse qe po vazhdojne me hanger materie xhirizore ne tëitter ndaj Grenell & co, e me i leju hapesire njerezve qe marrin vesh ne politike me u marr me politike”, ka shkruar ai, përcjellë Ballkani.info.

“Të gjithë neokomunisteve te zjarrte, ju lutem, mbajeni te mbyllur urrejtjen tuaj ndaj Amerikes, se paku deri sa te keni vizituar nje here Ameriken. Jeni te tmerrshem, po na e qoni gerdine. Schopenhaueri po sillet ne varr nga gerdia!”, ka shkruar Baraliu.

Richard Grenell është i dërguar special i presidentit amerikan, Donal Trump në dialogun për zgjidhjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka kërkuar nga Kurti që ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, duke e kritikuar ashpër atë. Megjithatë, Kurti duket se nuk dëshiron të dëgjoj kritikat nga aleati kryesor i Kosovës. /Ballkani.info/