Analisti i afërt me LVV-në shpërndan një shkrim ku Martin Berishaj quhet proserb dhe hajn

Analisti i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Bleron Baraliu, ka shpërndarë një shkrim të një qytetari Salih Kabashi, ku ky i fundit pretendon që ambasadori, Martin Berishaj është proserb.

E për Martin Berishaj, ka thënë disa fjalë edhe Baraliu që sipas tij, ai do të duhej të hiqet dorë nga pozita e ambasadorit.

Baraliu gjithashtu ka thënë se ministrja e Jashtme Donika Gërvalla është amatere dhe jokompetente dhe ka hedhur dyshime se shkarkimi i Berishajt nuk po bëhet për shkak se Kurti është peng i tij.

“Salih Kabashi është pak ekcentrik dhe i pamëshirshëm, por gjithnjë dhe patriot i rrallë. Citati dhe përvoja që sjell këtu dëshmojmë se është shumë e turpshme që MB vazhdon të ruaj titullin e diplomatit shqiptar (nga RKS). Jo vetëm përjashtim, por edhe shtetësinë duhet konsideruar a ka të të drejtë ta ruaj MB. Nejse, një MeJ me një ministre tejet jokompetente e amatere nuk di as unë si mund presim vepra domethënëse. Turpi deri në kulm në i mbuloftë prapë veç sorollatje të gazrave nëpër tirqi mund të vërejmë. P.s. KM në anën tjetër si duket ka një peng a shantazh që po e detyron ta mbrojë e mbaj në gji Martinin skandaloz” – ka shkruar ai në Facebook.