Analisti Faton Abdullahu tregon se pse vendosi t’i bashkohet PDK-së

Analisti politik, Faton Abdullahu që së fundi ka aderuar në PDK, ka treguar arsyet se pse ka vendosur të futet në këtë parti.

Ai i ftuar në “Imazh” të RTK-së ka thënë që ka kohë që mendimet e tij përputhen me programet e kësaj partie, transmeton Ballkani.info.

“Mendimet e mija, kritikat, lëvdatat që i kam drejtuar nga pozita e analistit kanë qenë në të njejtin drejtim me PDK-në”, tha Abdullahu.

“Vendimtar ka qenë ky viti i fundit, apo një vit e gjysmë, duke e parë që VV-LDK janë dy gjysma që edhe kur bashkohen nuk bëjnë një tërsi, për gjithë këtë revoltë që mua më kanë shkaktuar këtë situatë, PDK-në e kam parë opozitë dhe kjo më ka shtyrë që të aderoj në këtë parti”, shtoi Abdullahu.

Kujtojmë që Abdullahu ishte këshilltar i Isa Mustafës në të kaluarën./Ballkani.info/