Ish-këshilltari i Isa Mustafës aderon në PDK

Analisti dhe ish-këshilltari i Isa Mustafës, Faton Abdullahu, ka aderuar në PDK.

Aderimin e tij në këtë subjekt e ka njoftuar vet u.d kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një konference për media.

Ai ka thënë se PDK i ka të hapura dyert për intelektualët e tillë.

“Zoti Abdullahu është djali i një veprimtari të madh politik, Rexhep Abdullahu, ardhja e sotme e Abdullahut tregon që PDK-ja është një shtëpi e madhe”, tha Hoxhaj. /Ballkani.info/