Analisti Demi: Krejt ky lëmsh për shkak të LDK-së

Analisti Agron Demi përmes një statusi në Facebook ka thënë se Qeveria e shkarkuar nuk mundet t’i drejtohet Kuvendit që e ka shkarkuar atë.

E, sipas tij Kuvendi nuk mundet t’i jep detyra Qeverisë së shkarkuar.

“Grupet parlamentare nuk janë të gatshme me aprovu pakon e masave ekonomike të Qeverisë në detyrë, por as nuk munden me propozu një pako të re e me ja inponu Qeverisë të cilës ja kanë marrë besimin”, ka shkruar ai.

“Për opozitën, qeveria në detyrë nuk ka marr masa të mjaftueshme për me luftu pandeminë. Por kur Qeveria merr masa që kufizojnë lëvizjen, sipas partive opozitare ajo nuk ka kompetenca për me ba diçka të tillë”, thotë ai.

Sipas Demit për qeveri të re, Presidenti nuk mundet ta anashkalojë fituesin e zgjedhjeve, e shpallja e zgjedhjeve të reja nuk mundet me u ba për shkak të pandemisë.

“E krejt ky lëmsh është kriju për shkak se LDK ka pas mospajtime për tarifën 100% e negociatat me Serbinë, tema që asnjë shteti nuk i interesojnë fare ngase kanë punë më urgjente për momentin”, përfundon ai.